Rusia lëshon në ujë nëndetësen bërthamore ‘Khabarovsk’, Kievi: Po zmbrapsim ofensivën ruse në Pokrovsk

Moska lëshon në ujë nëndetësen e re bërthamore “Khabarovsk” bën të ditur agjencia ruse e lajmeve Tass.

Në ceremoninë e mbajtur në kantierin e famshëm “Sevmash në Severodvinsk në veri të Rusisë ishte i pranishëm ministri rus i Mbrojtjes, Andrey Belousov, i cili e quajti këtë “një ditë të rëndësishme për forcat detare ruse”.

Nëndetësja bërthamore Khabarovsk sot largohet nga kantieri i njohur Sevmash për të nisur kapitullin e saj të ri në mbrojtjen e atdheut”, – deklaroi Belousov.

Nëndetësja, një ndër më të fuqishmet e flotës, është projektuar për të transportuar dronin nënujor me kapacitet bërthamor “Poseidon”, shkruan La Repubblica.

“Ky është një moment historik,” – deklaroi Belousov, duke e cilësuar anijen si një aset kyç për mbrojtjen e kufijve detarë të Rusisë dhe interesave kombëtare

Nëndetësja bërthamore “Khabarovsk” do të nisë testet detare, përpara se të hyjë në shërbim aktiv. Nëndetësja mendohet gjerësisht të shërbejë si platforma lëshuese për dronin nënujor me kapacitet bërthamor “Poseidon”

‘Poseidoni’ është projektuar për të lëvizur fshehurazi nën ujë me qëllim shkatërrimin e infrastrukturës kritike bregdetare, si stacionet ushtarake dhe portet. Me gjatësi rreth 21 metra ai është tepër i madh për nëndetëset më të mëdha të Rusisë dhe për këtë nevojitet një nëndetëse e vetme, e ndërtuar posaçërisht, për ta lëshuar atë.

Ndërkohë forcat ukrainase po zhvillojnë një operacion të gjerë për të ndaluar përpjekjet e ushtrisë ruse për të depërtuar në zonat e banuara të Pokrovskut, qyteti në vijën e frontit në lindje të Ukrainës

. Lajmin e bëri të ditur komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase, Oleksandr Syrsky, në një postim në rrjetet sociale, i cili u shpërnda nga Kyiv Independent.

“Nuk ka rrethim apo bllokim të qytetit,” – shtoi Syrsky, duke theksuar se ushtria ukrainase po bën gjithçka të mundur për të mbajtur të hapura linjat logjistike të qytetit, i cili ka rëndësi strategjike për konfliktin.

Komandanti ukrainas shpjegoi se pjesa më e madhe e operacionit po kryhet nga forcat special ukrainase.

Në qytet janë aktive njësi të konsoliduara të Forcave për Operacione Speciale, Policisë Ushtarake, Shërbimit të Sigurisë (SBU) dhe Inteligjencës Ushtarake (HUR).

Syrsky theksoi nevojën për koordinim të ngushtë midis njësive dhe njoftoi se forca shtesë, armë dhe sisteme dronësh po dërgohen për të forcuar mbrojtjen.

“Armiku po paguan çmimin më të lartë për përpjekjen për të përmbushur urdhrin e diktatorit të Kremlinit për të pushtuar Donbasin,” – shkruan ai, sipas mediave ukrainase.

Që nga mesi i verës, qyteti në vijën e frontit në lindje të Ukrainës është shndërruar në një fushë beteje gjithnjë e më kritike. Forcat ruse kanë avancuar ngadalë në skajet lindore dhe jugore, duke kapur rrugë kyçe dhe duke bllokuar linjat e furnizimit në qytet.

Analistët paralajmërojnë se nëse Pokrovsk bie, kjo do të hapte rrugën drejt perëndimit në rajonin Dnipropetrovsk dhe do të rrezikonte më tej frontin jugor të Ukrainës.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME