Çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë janë shtrenjtuar edhe gjatë muajit gusht të këtij viti.
Agjencia e Statistikave ka treguar se dallimi në çmime është me i lartë për 1.4 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,4 % në muajin Gusht 2024 krahasuar me muajin Gusht 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet”.
Po ashtu edhe indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,2% në muajin Gusht 2024 krahasuar me muajin Korrik 2024.