7.7 C
Pristina
E premte, 13 Shkurt, 2026

Rriten për 144% kërkesat për azil nga qytetarët kosovarë pas liberalizimit të vizave

Instituti EPIK ka publikuar një raport mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në lëvizjen e qytetarëve të Kosovës drejt Bashkimit Evropian, duke u fokusuar në numrin e kërkesave për azil gjatë vitit të parë pas zbatimit të këtij procesi.

Sipas të dhënave, kërkesat për azil nga qytetarët kosovarë në vendet e BE-së janë rritur me 144% në vitin e parë të liberalizimit.

Sidoqoftë, EPIK vlerëson se kjo rritje ka qenë e përkohshme dhe brenda parashikimeve.

Gjatë vitit 2024 janë regjistruar gjithsej 5 mijë e 635 kërkesa për azil nga shtetas të Kosovës në shtetet anëtare të BE-së. Franca ka qenë destinacioni kryesor me 3 mijë e 150 kërkesa, pasuar nga Gjermania me 1 mijë e 665 dhe Italia me 485 kërkesa.

Instituti thekson se, ndonëse përqindja e rritjes prej 144% mund të duket e lartë, ajo mbetet dukshëm më e ulët krahasuar me vendet e tjera të rajonit në vitin e parë të liberalizimit të vizave. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, rritja e numrit të azilkërkuesve kishte arritur në 895%, në Serbi 356% dhe në Shqipëri 166%. Vetëm Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina kishin arritur ta mbanin rritjen nën nivelin 100%.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME