Rrëzimi i skelës nga ndërtesa 19 katëshe në Zvicër, flasin dëshmitarët

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në një ndërtesë 19 katëshe në Lozanë të Zvicrës. IndeksOnline, për lexuesit e saj ka sjellur pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes.

Skelet e kësaj ndërteseje janë shembur, e që sipas mediave atje 2 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur. Për median zvicerane 20 Minuten, disa dëshmitarë kanë përshkruar situatën, nga e cila mbetën të shokuar.

“Zhurma ishte shumë e madhe dhe zgjati të paktën dhjetë sekonda”, tha një dëshmitar okular për 20 Minutes, transmeton IndeksOnline. “E gjithë skela e ndërtesës 19-katëshe është shembur,” konfirmoi Jean-Christophe Sauterel, kryetari i policisë kantonale të Vaud.

“Dëgjova një zhurmë shurdhuese. Në fillim nuk mendova asgjë sepse kantieri është ndryshe i zhurmshëm. Por pasi dëgjova sirenat e kuptova se diçka ka ndodhur”, tha Sara një dëshmitare tjetër e cila punon jo shumë larg ndërtesës ku ndodhi gjithë ngjarja.

Disa të plagosur janë dërguar menjëherë në spital ku edhe po marrin trajtime mjekësore. Sipas dëshmitarëve në vend, një dron i zjarrfikësve është gjithashtu në përdorim. Disa rrugë rreth vendit të aksidentit janë bllokuar.

Sara vazhdon duke thënë se disa të afërm janë të shqetësuar për të dashurit e tyre në kantier. “Është e frikshme të imagjinosh që dikush nga familja është i shtrirë nën rrënoja”. “Një nga kolegët e mi mund të jetë atje poshtë. Mendoj se kanë vdekur 6 apo 7 persona.”, ka thënë një nga punonjësit aty.

Sipas tij, punëtorët e ndërtimit po i dërgojnë mesazhe njëri-tjetrit për të zbuluar se kush përgjigjet dhe kush jo, në mënyrë që të mësojnë gjendjen e tyre.
Me kërkesën e 20 Minutes, policia kantonale e Vaud konfirmoi operacionin. “Aktualisht po flasim për disa lëndime,” kanë thënë nga policia kantonale për 20 Minutes.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here