Rrëfimi rrëqethës i nënës së Erjonës, 20-vjeçares që u vra nga ish-bashkëshorti, “ende ja ndjej erën”

Ftohtësia e mureve të dhomës, që dikur ushtonte prej të qeshurave, zbardh dhe terron ditët e Milihate Coklit. Në secilën qoshe të saj sheh ëndrra që u humbën dhe dëgjon fjalë që s’u thanë.

Dhimbja që e shtrëngon në gjoks, i bëhet e padurueshme kur prek fytyrën e saj të ngrirë në fotografi.

“Unë vazhdoj t’i them çdo ditë ‘mirëmëngjesi’ dhe ‘natën e mirë’ Eronës”, thotë me zërin që i dridhet Milihatja.
në rigjykim ose zvarriten”.

Përkundër kërkesave të herëpashershme të REL-it për komente, Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk është përgjigjur.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se, vitin e kaluar, janë raportuar 2.460 raste të dhunës në familje, me viktima kryesisht gratë.

Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, numri i tyre është shumë më i lartë se shifra zyrtare. Ata thonë se dhuna nënraportohet për disa arsye, përfshirë: presionin social mbi gratë, mungesën e pavarësisë së tyre ekonomike dhe mostrashëgimin e pasurisë nga prindërit.

Në rastin e Eronës, pengesë ishte “frika” – mbështetja e familjes nuk i mungonte.

Erona kishte frikë të largohej nga bashkëshorti dhunues, thotë për Radion Evropa e Lirë Mimoza Thaqi, trajnuese për zhvillim personal në një klub online, të cilin e ndiqte edhe Erona në muajt e fundit të jetës.

“Ëndërr e Eronës ishte liria dhe djali i saj. Sepse, ajo ishte si e robëruar nga ai person… Vetëm te djali e shihte ardhmërinë e vet”, thotë Thaqi.

Pjesë e këtyre klubeve thotë se është bërë edhe Milihatja, “për ta menaxhuar situatën në të cilën ka kaluar dhe kalon familja”.

Psikologët thonë se familjet me tragjedi të tilla, përjetojnë “tronditje emocionale”.

“E kanë të vështirë ta pranojnë dhe besojnë realitetin. I përcjell ndjenja e fajit… se a kanë pasur mundësi të bëjnë diçka më shumë, t’i vërejnë më herët problemet dhe ta parandalojnë vrasjen”, thotë për Radion Evropa e Lirë Gyltene Derguti, psikologe klinike në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Milihatja nuk dëshiron të flasë për vrasësin e Eronës, por lutet që ta marrë “dënimin e merituar”. Në dhomën ku flinte Erona me djalin, tani fle ajo. Aty thotë se ndien ende erën dhe të qeshurat e tyre.

Derisa për një çast duket se përhumbet në kujtimet e bukura, dhimbja e zgjon shpejt.

“Në varr e çova me duvak… sepse nuk e kishte veshur fustanin e bardhë kur ishte martuar”.

“Atë ditë e pashë nuse… Erona ishte e bukur, por atë ditë ishte bërë edhe më e bukur”./REL

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights