Kompania “Besa Security” ka reaguar pas raportimeve se një automjet i tyre ka qenë cak i grabitjes së armatosur në Veternik.
Sipas tyre kjo nuk është e saktë.Siç jeni në dijeni, në disa media është publikuar sot një lajm ku citohet se furgoni i kompanisë Besa Security ka qenë “cak i grabitësve” gjatë incidentit të ndodhur në Veternik. Dëshirojmë të sqarojmë se kjo nuk është e saktë.”
Kompania sqaron se furgoni i tyre ka qenë i pozicionuar dhe ngjarja ka ndodhur në afërsi ku cak i grabitjes ishte një furgon i një kompanie tjetër.Sipas informacioneve zyrtare dhe konfirmimeve tona të brendshme, furgoni i Besa Security ka qenë i pozicionuar në parkingun e ALBI Mall, duke realizuar detyrat e tij të zakonshme dhe nuk ka qenë në asnjë moment cak i ndonjë sulmi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi, ku cak ka qenë furgoni i një kompanie tjetër dhe, për fat të keq, një pjesëtar i asaj kompanie ka pësuar lëndime si pasojë e breshërisë së plumbave.”
“Shprehim keqardhjen tonë për këtë incident dhe i urojmë shërim të shpejtë të lënduarit. Për informacione të sakta, ftojmë mediat dhe opinionin publik të referohen tek burimet zyrtare të Besa Security.”