Vrasja e policit Muhamet Lika në Kaçanik ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, përfshirë edhe ato nga komuniteti fetar.
Imami i njohur nga Podujeva, Idriz Bilalli, e ka cilësuar këtë akt si “tronditës dhe tmerrues”, duke shprehur zhgënjimin dhe dhimbjen për humbjen e jetës së një pjesëtari të forcave të rendit.
“Vrasja e policit Muhamet Lika është tronditëse për neve. Se u derdh gjakë shumë, hala plagtë i kemi të qeluna për me pa qatë policin tonë në uniform për me na mbajt rendin e sigurinë. Për që na vret atje Radojqiqi në Banjskë atjë në veri në Mitrovicë, ato e kemi frikë e presim gjithë. Ai kriminel edhe është i një race që gjithëherë kemi pas telashe me ta. E që rezulton një djalë i ri, edhe ato kishe i xhamisë, kjo është tmerruese edhe për neve si komb edhe për shoqërinë, por edhe si komunitet musliman”, ka thënë ai, transmeton IndeksOnline.
Ai vuri në dukje kontrastin mes sulmeve që vijnë nga jashtë dhe atyre që ndodhin brenda vendit.
“Prej mas luftës, kam dalë edhe publikisht o djemë të rinjë keni kujdes mos shkoni mbas gjithkujtë, mos merrni mësime fetare teologjike prej gjithkujt se na u ka mbush tuifare këtu. Çka këtu dallim ai që e vrajti Muhamet Lika, dallim prej atij Radojqiqit që e vrau Afrmi Bunjakun”, ka thënë tutje ai./IndeksOnline/