Rast tragjik: I riu bën vetëvrasje në Çagllavicë, mjeku konstaton vdekjen e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Çagllavicë, ku një i ri dyshohet se ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një person të moshës rreth 38-vjeçare, i cili u gjet pa shenja jete.

Në bazë të informacioneve të para, viktima është gjetur i varur.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa tashmë ka intervenuar edhe Policia.

Akoma nuk dihen detajet e tjera të këtij rasti tragjik.

Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar posa të ketë një konfirmim zyrtar edhe nga Policia.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights