Një burrë ka tentuar të bëjë vetëvrasje në Irzniq të Deçanit mesnatën e së dielës.
Siç ka raportuar sot portali Indeksonline, vurri me inicialet I.D. është varur në litar në shtëpinë e tij. Motivi? Një borxh i fajdesë.
Para se të kryente aktin, deçanasi i ka lënë një amanet një familjari që ndodhet në një shtet të huaj. Me të pranuar mesazhin, mërgimtari ka njoftuar familjarët për aktin e tij.
Një nga familjarët ka arritur të gjej të varur në litar qytetarin në fjalë duke e shpëtuar nga vdekja në momentet e fundit të jetës. I njëjti është dërguar në spital dhe po trajtohet nga plagët e marra, shkruan Indeksonline.
Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova, ka thënë se rasti është denoncuar mesnatën e së dielës. Ka thënë se personi është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës ku është duke u trajtuar.
“Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si vetvrasje në tentativë”, tha Rugova. /Paparaci.com