Rast i dhimbshëm: Kjo është gruaja që dyshohet se i dha fund jetës së saj në Nabërgjan të Pejës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku një grua ka humbur jetën tragjikisht. Viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës në orët e mëngjesit, teksa akoma s’dihet motivi dhe rrethanat. Për rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një grua të moshës rreth 52-vjeçare, Leonora Bajraktari.

Viktima u gjet e varur dhe vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes pasi rasti u denoncua.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here