Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka thumbur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se i beson Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut për cështjen e gjuhës shqipe.
Në ceremoninë për “Natën përkujtimore të Arbën Xhaferit”, kryeministrit shqiptar ka vlerësuar se nuk mendon që e kanë gabim ata që thonë se për gjhen shqipe i besojnë Gjykatës Kushtetuese të Maqedonis.
Ai ka bërë me dije se se gjuha shqipe nuk është një çështje e gjykatës Kushtetuese.
“Tani këtu si me dorë futet edhe tema e gjuhës shqipe, e cila në momentin që sot flasim është në një kontest të pa kuptueshëm dhe të pashpjegueshëm për mua në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Unë nuk them që udhëheqësit që besojnë në Gjykatat Kushtetuese të vendeve tjera e kanë gabim, por unë mendoj se çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut, nuk është një çështje e gjykatës Kushtetuese, nuk është një çështje e ligjeve, nuk është një çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike”, ka thënë Rama, duke dhënë detaje tjera.“Them të përkohshme sepse partitë politike zgjidhen një herë në katër vjet dhe herë janë në një anë e herë në anën tjetër, herë kanë shumë gjera në dorë e herë nuk kanë asgjë në dorë, por gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar jo vetëm ta mbaj bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqej një frymë dhe një mënyrë të të parit të bashkëjetesës në mes dy popujve shtetformues të Maqedonisë së Veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve”, ka thënë Rama.
“Kjo ështët një gjë shumë e madhe për tu futur në labirinthet juridike, të cilët tanimë i përkasin të kaluarës, pasi shumë vite me parë Arvër Xhaveri dhe Ali Ahmeti bashkë më të tjerët, por unë këta kam si dy koka të shqiponjës së Ohrit, ku vendos në piketat e bashkëvendisjes paqësore e shetetndertimit evriopian të Maqedonisë së atëhershme dhe Maqedonisë së Veriot sot. Dhe nuk u vendos nga Arbër Xhaferi dhe Ali ahmeti, por nga shqiptarët të përfaqësuar në tavolinë nga Arbër Zhaferi dhe të vendosur në Male nga Aliu, dhe maqedonasve”, ka thënë ai.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë la të kuptohet se i beson Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut lidhur me vendimin që do ta marrë për çështjen e gjuhës.
Kurti ka thënë se duhet vendim që nuk ka diskriminime.
“Së pari, kjo është një çështje për Gjykatën Kushtetuese të MV, pasi tre dispozita të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve janë dërguar në Komision të Venecias, dhe këto tri dispozita – paradoksalisht – nuk janë vërë në jetë, nuk janë zbatuar në të kaluarën. Dhe tash, i përket Gjykatës Kushteutese në MV që ta vlerësojë. Por, duhet ta sqarojmë një gjë. Nuk ka në Maqedoni të Veriut ligj për gjuhën shqipe, dhe nuk ka pasur as në të kaluarën”, tha Kurti.
Kurti dha leximin e vet kushtetues për Maqedoninë e Veriut, se “nuk ka ligj për shqipen, dhe s’ka pasur në të kaluarën” por shtoi se “aty ka ligj që përmend shifrën 20%, por jo ligj për përdorimin e shqipes, por gjuhëve”.
“Ekziston ligji që përmend shifërn 20%, por ai nuk është ligj për shqipen, por përdorimin e gjuhëve. Kjo është e para. Në anën tejtër, besoj që duhet të gjithë të presim për një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese atje, i cili nuk bën as përjashtime dhe as diskriminuim dhe i cili e respekton shumëgjuhësinë atje”.
“Por, në Repbulikën e Maqedonisë së Veriut nuk mund të thuhet se shqipja ka qenë gjuhë zyrtare e tash po u rrezikohen….Ka organe atje të cilët i marrin vendimet e tyre”, tha ai.