Rama me Cameron: Folëm për një projekt stretegjik me rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën

Rama me Cameron: Folëm për një projekt stretegjik me rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e priti në takim në Tiranë kryediplomatin britanik, David Cameron, me të cilin tha se folën për “në një projekt strategjik me një rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën”.

Rama fillimisht tha se me Cameron foli për hekurudhën Durrës – Prishtinë, të cilën e quajti “një element kyç i projektit të rritjes së kapaciteteve të lëvizjes jo vetëm mes dy vendeve tona”.

“Sot ne kemi disktuauar për marrëdhëniet tona shumë të mira dypalëshe dhe për thellimin e mëtejshëm të tyre, për të cilin kemi folur qoftë në aspektin e marrëdhënieve si dy vende aleate në NATO, qoftë në aspektin e marrëdhënieve bilaterale, në kushtet kur Mbretëria e Bashkuar synon të jetë më e pranishme në rajonin tonë”, tha Rama.

“Dhe pa hyrë në të gjitha planet e bashkëpunimit tonë, unë dëshiroj të theksoj që kemi folur për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik me një rëndësi të veçantë për Shqipërinë, për Kosovën, por edhe për rajonin, që është hekurudha Durrës – Prishtinë, e cila është një element kyç i projektit të rritjes së kapaciteteve të lëvizjes jo vetëm mes dy vendeve tona, por në rajon dhe më gjerë, duke pasur parasysh që së shpejti ne hapim garën ndërkombëtare për portin e ri tregtar të Durrësit”, shtoi ai.

Rama tha se janë “në pritje të përgjigjes përfundimtare të NATO-s për krahun ushtarak të Portit të Durrësit”.

“Dhe njëkohësisht, siç jeni të informuar, edhe Kosova do të ndërtojë një post të thatë në Prishtinë”, tha ai.

Kryeministri shqiptar tha se ky projekt “i tejkalon thjesht dhe vetëm interesin e dy vendeve tona dhe në të cilin Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë të përfshihet qoftë me financimin, qoftë edhe me ekspertizën”.

“Dhe unë i jam mirënjohës Sekretarit, pasi është, siç thashë, një avokat shumë i rëndësishëm i yni në mbështetje të të gjitha proceseve transformuese të rajonit tonë”, tha Rama.

Ai tha paraprakisht se kjo është “ditë e posaçme” për Shqipërinë dhe për të personalisht.

“Kemi një mik të veçantë, një personalitet të njohur të politikës. Kemi një mik nga një vend që është një aleat dhe partner shumë i rëndësishëm, Sekretarin e shtetit për çështjet e jashtme, Lordin Cameron, por në të njëjtën kohë, një mik të posaçëm të këtij rajoni dhe Shqipërisë që më në fund erdhi në Tiranë, pasi e ka marrë ftesën prej disa vitesh dhe tan jam i bindur që do të rikthehet përsëri”, tha Rama.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here