Rama i përgjigjet Albin Kurtit: 10 vite më parë nuk njihje himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Thacit

Rama i përgjigjet Albin Kurtit: 10 vite më parë nuk njihje himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Thaçit
Kryeministri Edi Rama nuk ka vonuar në reagimin e tij këtë të enjte pas deklaratës së Vetëvendosjes, ku thuhej se Rama ka mbështetur votimin e Gjykatës Speciale në vitin 2015. Nga ana tjetër Rama thekson se nuk ka asnjë garë me Vetëvendosjen dhe se i vjen keq që sipas “ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë”.

“Lëvizja Vetëvendosje më paska kushtuar një çarçaf të gjatë, ku shkruan se përpara 10 vjetësh unë paskam qenë pro kurse ajo paska qenë kundër Gjykatës Speciale… Ndërkohë unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim.

Por unë s’jam në asnjë lloj gare me Lëvizjen dhe më vjen keq që Lëvizja i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale, ndërsa për qëndrimet e para 10 vjetëve – kur ajo nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë – i kujtoj Lëvizjes se Gjykata Speciale u ngrit për trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës.

Dhe e fundit, unë as nuk jam organizator e as nuk jam folës i protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, të cilën e mbështes megjithë zemër e do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim me dashje ose jo i asaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj”, shkruan Rama.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME