Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me kreun e shtetit të Francës, Emmanuel Macron, lidhur me lapsusin e Presidentit të SHBA-së për luftën Armeni-Azerbajxhan.
Kreu i qeverisë iu afrua presidentit francez teksa ky i fundit ndodhej nën shoqërinë e homologut azerbajxhanas, Ilham Aliyev, në samitin e Komunitetit Politik Europian në Danimarkë.
Kryeministri i drejtua Macron duke u shprehur se duhet t’u kërkonte falje Ramës dhe Ilham Aliyev lidhur me “marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump arriti mes Shqipërisë e Azerbajxhanit”.
Duke shtuar: “Ai punoi shumë për këtë marrëveshje”.
“Duhet të na kërkosh ndjesë sepse t’i nuk ka urove për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump arriti mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Ai punoi shumë për këtë marrëveshje”, i drejtohet Rama, duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.