Situata në rajon ka marrë një kthesë dramatike pas konfirmimit se raketa dhe dronë kamikazë të nisur nga territori i Iranit kanë goditur enklavën e Nakhchivanit në Azerbajxhan, duke shkaktuar dëme materiale dhe alarm të përgjithshëm. Sipas burimeve zyrtare nga Baku, mjetet fluturuese iraniane kanë rënë në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Nakhchivanit, i cili ndodhet vetëm 10 kilometra larg kufirit, ku një prej dronëve ka goditur drejtpërdrejt strukturën e terminalit ndërsa një tjetër ka rënë pranë zonave të banuara në fshatin Shakarabad.
Ky sulm i papritur ka lënë të paktën dy civilë të lënduar dhe ka shkaktuar dëme të dukshme në infrastrukturën aeroportuale, duke detyruar autoritetet azerbajxhanase të pezullojnë fluturimet dhe të rrisin në maksimum shkallën e gatishmërisë ushtarake. Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit e ka dënuar ashpër këtë akt, duke e cilësuar si një shkelje të rëndë të sovranitetit kombëtar dhe të normave ndërkombëtare, ndërkohë që ka thirrur me urgjencë ambasadorin iranian për të kërkuar shpjegime të menjëhershme.
Incidenti vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme dhe Kaukaz, ku Irani ka ndërmarrë një seri sulmesh me rreze të gjerë, por mbetet ende e paqartë nëse goditja ndaj Nakhchivanit ishte një shënjestër e planifikuar apo pasojë e devijimit teknik të mjeteve luftarake gjatë trajektores së tyre. Azerbajxhani ka deklaruar zyrtarisht se rezervon të drejtën për t’u përgjigjur ndaj këtij agresioni që cenon sigurinë e qytetarëve të saj në një pikë kaq delikate gjeografike siç është enklava e Nakhchivanit, e rrethuar nga kufij kompleksë.
Raketa dhe dronë që vinin nga drejtimi i Irani kanë rënë pranë aeroportit në enklavën e Nakhchivan të Azerbajxhanit, sipas një burimi pranë qeverisë.
Aeroporti i Nakhchivan International Airport ndodhet rreth gjashtë milje (afërsisht 10 km) nga kufiri me Iranin./Korrespodenti
