Më 8 prill 2024, një eklips i plotë diellor do të përshkojë Amerikën e Veriut, duke kaluar mbi Meksikën, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë. Një eklips total diellor ndodh kur Hëna kalon midis Diellit dhe Tokës, duke bllokuar plotësisht faqen e Diellit. Qielli do të errësohet sikur të ishte agim apo muzg.
Përse ndodhin eklipset është e thjeshtë: Hëna futet mes Tokës dhe Diellit.
Por çfarë është një eklips i plotë diellor?
Një eklips diellor ndodh kur Hëna e orienton veten mes Tokës dhe Diellit, duke e mbuluar sipërfaqen diellore nga shikimi ynë.
Në terma kozmikë, është e pazakontë që kjo të ndodhë: Hëna është rreth 400 herë më e vogël se Dielli, por është rreth 400 herë më pranë nesh. Kjo do të thotë se kur dy trupat qiellorë rreshtohen, ato duken sikur të jenë me të njëjtën madhësi në qiell.
Eklipsi i pjesshëm diellor ndodh kur Toka, Hëna dhe Dielli rreshtohen në mënyrë jo perfekte. Hëna errëson vetëm një pjesë të Diellit. Do të ketë dy të tillë në 2025-n.
Toka mund të futet po ashtu mes Hënës dhe Diellit, duke krijuar një eklips hënor. Kjo mund të shihet një ose dy herë në vit.
Sa errësirë do të jetë gjatë kohës që ndodh eklipsi?
Eklipsi do të zgjasë rreth 2 orë ose më shumë. Ai do të nisë me një eklips të pjesshëm të Diellit, teksa Hëna ha një copëz të vogël të skajit të Diellit, më pas konsumon gjithnjë e më shumë nga sipërfaqja e tij. Sipas NASA-s, kjo mund të zgjasë kudo, nga 70 deri në 80 minuta.
Faza e eklipsit kur Hëna ka bllokuar tërësisht sipërfaqen e Diellit quhet totalitet. Ky është e vetmja ngjarje që mund të shihet me sy të lirë.
Kohëzgjatja varion nga vendi. Në prill, disa vende do të mund ta shohin këtë fazë për më shumë se 4 minuta, të tjerë për vetëm 1 ose 2 minuta.
Gjatë fazës totale, qielli do të errësohet si të jetë natë dhe temperatura do të bie. Papritur do të jenë të dukshme rreze drite nga atmosfera e jashtme e diellit, ose korona. Pas fazës totale, Dielli do të dalë ngadalë pas Hënës sërish. Hëna do të tërhiqet derisa Dielli të kthehet me shndritjen e tij normale. /Motilokal.com