Qeveria në detyrë vazhdon me emërime në pozita të larta, arsyetohet me përmbyllje të proceseve të nisura

Qeveria në detyrë ka emëruar Labinot Zeqirin në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se konkursi për këtë pozitë është bërë në përputhje me procedurat ligjore.

“MSH ka shpallë konkurs publik me datë shkurt për pozitën Kryeinspektor i Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë në MSH dhe ka zhvilluar të gjitha procedurat e rekrutimit. Konkursi për këtë pozitë është zhvilluar në përputhje me të gjitha procedurat ligjore duke garantuar parimet e barazisë, transparencës dhe meritës. Procesi i rekrutimit është organizuar në mënyrë të drejtë dhe të hapur, duke siguruar trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët dhe duke u bazuar në kualifikimet profesionale dhe përvojën e tyre”, tha Vitia.

Pozita në të cilën është emëruar Zeqiri ka për qëllim që të fuqizojë mbikëqyrjen dhe të sigurojë zbatimin e legjislacionit në sektorin e shëndetësisë në çdo institucion shëndetësor në Kosovë.

Poashtu edhe Fikrije Zymberi, është emëruar drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë për arsimin dhe aftësimin profesional dhe arsimin për të rritur. Drejtoreshë e përgjithshëm i Inspektoratit të arsimit është emëruar Besa Bytyqi -Baraliu, ndërsa Sebahate Dushani-Ibrahimi, është emëruar drejtoreshë ekzekutive në Agjencisë së Meteorologjisë së Kosovës.

Kurti, ka thënë se me këto emërime nuk po nisin procese të reja, por po përmbyllin procese që kanë nisur në kohën kur qeveria ka qenë në mandat të rregullt.

“Sot do të marrim vendime për emërime në pozita ta larta drejtuese si dhe për formimin e komisioneve ad-hock apo komisioneve të përkohshme me qëllim përmbylljen e proceseve rekrutuese, të gjitha këto të filluara para datës 22 mars 2025, kur qeveria jona ka kaluar në qeveri në dorëheqje. Në këtë rast me këto vendime nuk po fillojmë procese të reja, por vetëm po i përmbyllim ato që kemi nisur e janë zhvilluar gjatë mandatit tonë të rregullt”, tha Kurti.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here