Qeveria ndalon përdorimin e “Tik-Tok-ut” në të gjitha institucionet publike

Qeveria e Kosovës ka votuar sot për ndalimin e përdorimit të Tik-Tok në rrjetet shtetërore të komunikimit dhe ka urdhëruar të gjithë zyrtarët shtetërorë që ta largojnë atë nga pajisjet zyrtare.

Propozmi për ndalimin e rrjetit social tik-tok ka ardhur nga zv.ministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.“me qëllim të rritjes ë sigurisë kibernetike, MBP rekomandon Qeverisë që të ndalojë instalimin dhe përdorimin dhe funksionimin e rrjetit social tik tok në gjitha rrjetet shtetërore të komunikimit dhe në të gjitha pajisjet”, ka thënë ai.

“Të gjithë zyrtarët janë të detyruar që të në pajisjet zyrtare ta largojnë aplikacionin tik-tok”, ka shtuar Dobra.

Ai ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të parandalimit të kërcënimeve kibernetike.

“Ka për qëllim të mbrojë institucionet nga kërcënimet përmes sulmeve kibernetike”, është shprehur Dobra.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights