Punimet në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, Kurti e Aliu në terren

Afro një muaj nga rifillimi i punimeve në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, ka filluar asfaltimi i segmentit Lumë i Madh – Maxhunaj.

Punimet në rrugën që nisi të rregullohej mbi një dekadë më parë, të hënën doli t’i përcjellë kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Për zvarritje të këtij projekti, i pari i Qeverisë nuk la pa akuzuar pushtetet e kaluara.

“Në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, përgatitje të pakta e zvarritje të gjata, dhe me qeverisjen aktuale ka plane të hollësishme dhe punët janë të rregullta sipas procedurave, ligjit me mbikëqyrje dhe me shpejtësi ku nuk do të mungojë angazhimi ynë, por edhe mbikëqyrja e këtyre kompanive si operatorë ekonomikë që i zbatojnë punët”, tha Kurti.

Teksa foli për intensitetin e punimeve, ministri Aliu nuk la pa përmendur edhe vëmendjen që ia kanë kushtuar rëndësisë së cilësisë.

“Po bëhet fjalë për një segment prej 9.78 km dhe të dyja bashkë edhe kompani mbikëqyrëse edhe ajo që ka fituar punën kanë marrë seriozisht rëndësinë e veprimit sa më cilësor dhe të shpejtë, në mënyrë që të kemi sa më shpejt zgjidhje të problemit për segmentin nga pjesa e Vushtrrisë deri te Lumi i madh ku jemi këtu”, tha Aliu.

Në rregullimin e kësaj rruge të gjatë afro 10 kilometra, iu dha një konsorciumi pjesë e të cilit janë kompani nga Kosova e Bullgaria, të dyja të mbikëqyrura nga një kompani austriake.

Sipas Ministrisë, punët ndërtimore përfshijnë zgjerimin e rrugës ekzistuese, me katër korsi, me dy drejtime të ndara, me korsi secila prej 3.75m gjerësi, e po ashtu edhe me korsi ndihmëse në të dyja anët me gjerësi prej 2.0m, si dhe objekte ndihmëse dhe struktura të tjera infrastrukturore. /atvlive.tv

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here