Bletët e mjaltit në SHBA mund të kenë përjetuar vdekjen më të rëndë të kolonive që është regjistruar ndonjëherë, dhe nuk dimë saktësisht arsyen pse.
“Sipas të dhënave që kemi tani, duket se kjo do të jetë humbja më e madhe e kolonive që kemi përjetuar gjatë të paktën 25 viteve të fundit – dhe ndoshta në historinë e SHBA,” thotë Scott McArt nga Universiteti Cornell, në New York.
Bletarët në SHBA shpesh përjetojnë disa humbje kolonish gjatë dimrit – për shembull, rreth 37 përqind e kolonive të menaxhuara janë humbur midis tetorit 2023 dhe prillit 2024. Por shkalla e vdekjes së kolonive këtë dimër duket të jetë shumë më e lartë. Sipas shifrave të publikuara dje nga Project Apis m., një organizatë jo-fitimprurëse që mbështet bletarët në SHBA, rreth 55 përqind e kolonive – ose rreth 1.6 milion – janë humbur. New Scientist/ Korrespodenti