Pse pasuesi i Papës nuk mund të jetë një grua?

Pas përfundimit të papatit të Françeskut, shumë njerëz në mbarë botën pyesin se kush do të jetë pasuesi i tij. Megjithatë, një gjë është e sigurt: papa i ardhshëm nuk do të jetë grua.

Kjo për faktin se, sipas traditës shekullore të Kishës Katolike, vetëm burrat mund të shugurohen si priftërinj, dhe për rrjedhojë, vetëm ata mund të zgjidhen papa.
Të gjithë kandidatët e mundshëm për këtë post janë meshkuj, zakonisht kardinalë, edhe pse teorikisht çdo burrë i pagëzuar mund të zgjidhet. Konklava papnore, që mblidhet pas ndarjes nga jeta të një pape, përbëhet gjithashtu vetëm nga kardinalë meshkuj.

Papa Françesku, i njohur për qëndrimet e tij më liberale dhe përfshirëse, ka theksuar shpesh rëndësinë e rolit të grave në Kishë, por ka qenë i qartë se shugurimi i tyre nuk është pjesë e reformave të tij. Ai është shprehur se ky qëndrim bazohet në “parimin e Pjetrit” – bindja se papa është pasardhësi i Shën Pjetrit, apostullit të parë dhe figurës kyçe në themelimin e Kishës.

Ndërkohë që gratë mund të mbajnë pozita të rëndësishme brenda Vatikanit, poste si ai i papës mbeten të rezervuara vetëm për burrat, duke ruajtur një traditë të pandryshuar në historinë e Kishës Katolike.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here