Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se “e kam të pamundshme” uljen në një tryezë të gjerë “ku do të ishte Vetëvendosja” siç propozoi Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për Qeveri Kalimtare Gjithpërfshirëse deri në zgjedhjet e reja.
“Po konusltave me LDK, po konsultave me PDK”, tha Haradinaj, por se të njëjtën e ka “të pamundshme” me Vetëvendosjen e Albin Kurtin.d
Haradinaj:
Nëse vjen radha e opozitës, do ta gjejmë formulën. Unë angazhohem për këtë. Kjo nuk nënkupton asnjëherë që t’i mbyllim rrugën si të dalim nga kriza. Unë e kam një rrugë qeverinë e opozitës, por i mireëpres edhe formulat qysh me ardh deri te kjo situatë.
Me opozitën mund të kemi më shumë komunikim, nuk humb asgjë LDK nëse komunikon më shumë me PDK. Kemi qenë opozitarë dhe është e logjikshme të komunikojmë më shumë. Jam për mos me mbyll dyer.
Po konsultave me LDK-në dhe PDK-në, asgjë s’po e kundërshtoj LDK-në për konsulta, por e kam të pamundshme të ulem aty nëse është VV. Por ne skemi vendim cka bëjnë koleg tanë.