Gjatë ditës së sotme është njoftuar se ish-ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim paska filluar një punë të re pas u përzu me turp nga Departamenti i Shtetit. Pranoi pensionin e parakohshëm që të ikte nga institucioni i diplomacisë amerikan që t’i shpëtonte hetimit për vendimet dhe aktivitetin e saj gjatë punë në DASH.
Por një gjë bie ne sy menjëherë. Ajo paska filluar punë tek Exxon Mobil në SHBA. Nëse bën një kërkim të thjeshtë se çfarë e lidh ish-ambasadoren amerikane në Tiranë me këtë biznes të fuqishëm ndërkombëtar janë pikërisht, se Exxon Mobil ka në pronësi termocentralet e famëshme të Vlorës.
Objekte këto që i marrin buxhetit të shtetit shqiptar me miliona dollarë dhe pa patur asnjë lloj rentabiliteti për prodhimin e energjisë përveç ndotjes së ambientit.
Një marrëveshje që u denoncuara ashpër nga opozita dhe mediat, por që tani po i dalin në dukje detajet e ndërhyrjes së Kim dhe ligësia e Edi Ramës që nëpërmjet shpenzimit të parave të buxhetit të shqiptarëve të blejë mbështetjen e ambasadores amerikane e nëpërmjet kësaj edhe të Departamentit të Shtetit të SHBA.
Pra gjithçka është e dukshme. Biles në një shënim të ambasadës amerikan të kohës kur u firmos marrëveshja me Exxon Mobile dhe që në Shqipëri ishte ambasadore e SHBA Yuri Kim, tashmë e përjashtuar nga DASH, ajo publikoi një shënim në faqen e internetit të ambasadës ku shkruante: Është një nder të jem pjesë e nënshkrimit të sotëm të Memorandumit të Mirëkuptimit, kulminacioni i vizionit dhe punës së palodhur nga një numër njerëzish anembanë globit. Dua të përgëzoj ExxonMobil, Excelerate Energy dhe Ministren Balluku dhe të gjithë ekipin e saj për realizimin e një ëndrre strategjike dhe të frytshme për të cilën kemi punuar së bashku për më shumë se një vit tani. Nënshkrimi i sotëm i Memorandumit të Mirëkuptimit është inovativ!
Pra pas punësimit të saj të ri duket qartë konflikti i interesit i ish diplomates së përzënë nga DASH dhe modelit të blerjes së influencës dhe lobimeve nga ana e Edi Ramës.
Akuzat e opozitës tashmë, thjesht janë vërtetuar. Që Yuri Kim ishte pjesë e një agjendë të përcaktuar qartë që të shërbente regjimit të Ramës dhe vendosjes së kontrollit të kësaj qeverie mbi drejtësinë që të godiste opozitën, dhe mbi gjithçka në këtë vend.