Pritet që raporti i Borrell-it të rekomandojë shfuqizimin e sanksioneve ndaj Kosovës

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ende nuk e ka finalizuar raportit lidhur me mundësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës.

Sipas burimeve evropiane të informuara mirë, raporti i Borrell duhet të përfundojë më së voni deri në fund të majit. Raporti pritet të përmbajë rekomandimin për heqjen e masave dhe e vetmja e panjohur është nëse ato do të hiqen plotësisht apo gradualisht, transmeton Paparaci.

Sipas këtyre burimeve, operacioni në veri të hënën e kaluar ka bërë që të vonohet finalizimi i raportit, për të marrë parasysh këto veprime të autoriteteve kosovare.

Ata pretendojnë se raporti do të përfshijë edhe operacionin e javës së kaluar nga autoritetet e Kosovës, kur policia mbylli gjashtë objekte të Kursimores së Postës së Serbisë dhe Bankës Popullore të Serbisë, në katër komuna në veri të Kosovës.

Peter Stano, zëdhënësi i BE-së, ka konfirmuar se ngjarjet e fundit do të jenë gjithashtu pjesë integrale e raportit të Borrell.

“Masat u vendosën për të motivuar autoritetet e Kosovës që të punojnë për de-përshkallëzimin. Natyrisht, gjithçka që ndodh në terren, e që ka ndikim negativ në përpjekjet për deeskalim, është regjistruar dhe përfshirë në raport”, ka thënë Stano.

Shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në fund të muajit prill, menjëherë pas mbajtjes së votimit për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri, u deklaruan për heqjen e masave ndaj Kosovës./Paparaci.com

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights