Prishtinë: Burri e bën bashkëshorten për spital duke e shqelmuar, Policia ia gjen 3 armë zjarri

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë, në një familje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një 45-vjeçare, e cila ka raportuar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë ndaj saj, pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka shqelmuar gruan, duke i shkaktuar lëndime, për çka mori trajtim mjekësor.
Si rezultat i raportimit të rasti, Policia ka arrestuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Në shtëpinë e tyre, njësitet policore kanë zhvilluar bastisje, ku ja në gjetur tri armë zjarri dhe mbi 10 fishekë, që i mbante ilegalisht.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here