Gazetari Adriatik Kelmendi ka realizuar një intervistë në Antalia të Turqisë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në këtë intervistë, Osmani ndër të tjera ka folur edhe për propozimin e saj për heqjen e tarifës për prodhimet amerikane.
Ajo është shprehur se nga ana e Qeverisë ka pasur një refuzim, duke thënë se Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa SHBA-së, gjë të cilën ajo e ka quajtur turp të madh.
“Kjo s’ka të bëjë me çështje fiskale, kjo ka të bëjë me aleanca strategjike. Llogariteni, sot në prill 2025, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa aleatit të vet ekzistencial, SHBA-së, për mua kjo është turp, nuk ka turp më të madh”.“Dhe në vend se të mirëpritet një propozim nga Presidentja e Kosovës, unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës, në fakt propozimet edhe nga qytetarët kur vijnë ato duhet të mirëpriten, e lëre më nga Presidentja e Kosovës, që e mbron interesin e Kosovës”.
“Unë pash në fakt refuzim, në praktik kjo është refuzim”, është shprehur tutje Osmani.