Prangoset një kadet policor i dyshuar për dhunimin e të miturës nga Lipjani

Një kadet i Policisë së Kosovës është arrestuar nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, ku viktimë është një vajzë e mitur nga Lipjani. Rasti lidhet me zhduken e të miturës, e cila u gjet mbrëmë dhe si rezultat u zbuluan detajet, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh se ndaj kadetit policor është lëshuar urdhri për masën e ndalimit dhe tashmë kanë nisur hetimet me vendim të Prokurorit të Shtetit.
E mitura dyshohet se qëndroi me të dyshuarin gjatë kohës sa u raportua e zhdukur dhe dyshohet se kanë pasur raport intim.

Vajza u gjet mbrëmë, një ditë pasi familja e saj kërkoi ndihmë në Polici.

Brenda afatit ligjor pritet.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here