Analisti Xhevdet Pozhari, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkroi se hipoteza se “vrasja e gruas” mund të jetë planifikuar nga burri, është e pavend, përcjell Korrespodenti.
“Ky skenar i tmerrshëm nuk do të ndodhte kurrë në prani të fëmijëve. Prandaj, është e turpshme që në këtë periudhë kur plagët e familjes janë të hapura, të hidhen dyshime të tilla – pse u vra gruaja e jo burri, derisa hetuesia është duke e kryer punën e tyre. Mos ua rëndoni njerëzve dhembjen në ditët më të vështira”, ka shkrur Pozhari.
Postimi i tij i plotë në facebook:
Kjo hipoteza se “vrasja e gruas” mund të jetë planifikuar nga burri, është e pavend.
Ky skenar i tmerrshëm nuk do të ndodhte kurrë në prani të fëmijëve.
Prandaj, është e turpshme që në këtë periudhë kur plagët e familjes janë të hapura, të hidhen dyshime të tilla – pse u vra gruaja e jo burri, derisa hetuesia është duke e kryer punën e tyre. Mos ua rëndoni njerëzve dhembjen në ditët më të vështira.
Vrasësit thjeshtë mund të kenë pasur ndonjë informatë se burri ka sasi të konsiderueshme të parave me vete në momentin që kanë vendosur të kryejnë grabitjen. E, si është zhvilluar ngjarja që rezultoi me humbje jete dhe trauma për familjarët, duhet të keni pak durim. Por, ajo që mund ta konstatojmë që tani është mësimi se nuk duhet ekspozuar jeta private aq shumë në rrjetet sociale!