Polonia rrëzon në ajër dronë rusë, shkelet hapësira ajërore! Aktivizohet NATO

Mbi 10 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake gjatë një sulmi në Ukrainën Perëndimore.

Në përgjigje, avionët polakë luftarakë u ngritën në ajër duke rrëzuar disa prej tyre.

Ministria polake e Mbrojtjes raportoi se dronët rusë hynë në hapësirën ajrore polake gjatë natës, duke kërcënuar qytetin e Zamoscit dhe provincat lindore të Mazovisë, Podlaskie dhe Lublinit, dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në banesa.

“Pas sulmit të sotëm nga Federata Ruse në territorin ukrainas, ndodhi një shkelje e paprecedentë e hapësirës ajrore polake nga objekte të tipit dronë. Ky është një akt agresioni që ka paraqitur një kërcënim real për sigurinë e qytetarëve tanë”, theksoi Komanda Operacionale e Ushtrisë Polake në një mesazh në X.

Kryeministri Donald Tusk ndoqi personalisht operacionin.

Në një përditësim tjetër të postuar në X, kryeministri polak Donald Tusk thotë se e ka informuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, mbi situatën, si dhe veprimet që Polonia ka ndërmarrë kundër “objekteve që kanë shkelur hapësirën tonë ajrore”.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm.”

Polonia është një shtet anëtar i aleancës së sigurisë së NATO-s – e cila lidh SHBA-në dhe shumë vende evropiane së bashku në mbrojtjen kolektive.

Autoritetet polake kanë mbyllur përkohësisht Aeroportin Chopin të Varshavës.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME