Policia: Punuam 10 muaj për zbulimin e laboratorit për përpunimin e heroinës e kokainës në Prishtinë

Një laborator për përpunimin e heroinës dhe kokainës është zbuluar dhe shkatërruar në Prishtinë

Policia thotë se rezultati erdhi pas një pune hetimore rreth dhjetë muaj dhe se laboratori u zbulua në bodrumin e një banese në rrugën “Hyzri Talla” në kryeqytet.

“Pas një pune hetimore rreth dhjetë mujore dhe aplikimit të masave të veçanta të hetimit nga hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës me datë 21.09.2024, rreth orës 21:50, në rrugën “ Hyzri Talla” në Prishtinë, në podrumin e një banese-vendbanimi është gjetur substancë e dyshuar narkotike në gjendje të lëngshme në enë plastike, e cila ishte në proces të terjes-ngurtësimit dhe substanca ende të pa detajuara si dhe mjete të punës të cilat janë përdorur për përpunimin e substancave narkotike si “Laborator””, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia thotë se dyshohet se ky laborator “është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë kohore, ku pas përpunimit të substancave të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit”.

“Policia e Kosovës me njësitet e saj të antidrogës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e përdorimit, kultivimit apo shitjes së substancave narkotike, përderisa masa të ashpra ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra të tilla kriminale që në një mënyrë apo tjetër rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim.

Qytetarët janë ftuar që ta ndihmojnë Policinë dhe të bashkëpunojnë me të për çfarëdo informate që posedojnë “në funksion të luftimit të dukurive negative”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here