Gjatë mëngjesit të sotëm në rrugën Klinë – Gjakovë përkatësisht në afërsi të fshatit Volljakë është shembur dheu.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Pejën, Driton Rugova ku tha se rruga ende nuk është liruar për qarkullim dhe se në vendin e ngjarjes është edhe kompania që po merret me largimin e dheut nga rruga.
Policia e Kosovës është informuar për shembjen e dheut në orën 01:00 pas mesnatës. Policia ka dalë në vendngjarje, pra ku është shembur dheu në Volljakë, ku edhe janë duke u kryer punime. Rruga vazhdon të jetë e pakalueshme edhe në momentin që po flasim. Në vendngjarje është edhe kompania që është duke i kryer punimet dhe po mundohemi që të largojmë dheun”, ka thënë Rugova.