Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar të dyshuarin që plagosi tre persona në Pejë,

Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë në Pejë pas një përleshje që ndodhi në afërsi të një furre në këtë qytet. Për motive akoma të panjohura, viktimat, babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri, ndërsa i dyshuari ka ikur. Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Policia ka identifikuar një person që dyshohet se është i përfshirë në rast dhe ka marrë urdhër për bastisjen e shtëpisë së tij.

Sinjali ka mësuar se personi që është cak i hetimit është Agron Gashi, i cili nuk është gjetur në shtëpinë e tij me rastin e kontrollit.

Derisa, Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar të dyshuarin.

Gashi sipas Policisë dyshohet për veprën penale – vrasje e rëndë në tentativë.

Ai dyshohet për plagosjen e tre personave, Jeton Berishës dhe dy djemve të tij, Jetnisit dhe Jetartit.

Tre personat e plagosur janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim dhe sipas informacioneve të para që ka Sinjali, njëri prej tyre është në gjendje kritike.

Viktimat fillimisht janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, por si pasojë e gjendjes së tyre, janë transferuar për në QKUK.

Sinjali ka mësuar se personi që ndodhet në gjendje të rëndë, ka plagë në regjionin e qafës dhe gjoksit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here