Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Besnik Ukajn, të dyshuarin për rastin e tentim vrasjes që ndodhi në Nashec të Prizrenit, më 17 maj, raporton Gazeta Sinjali.
Ukaj po dyshohet se e plagosi një person për motive akoma të panjohura dhe nga ajo ditë ndodhet në arrati.
I dyshuari Ukaj, me të kaluar kriminale arriti të zhdukej mbrëmjen e 17 majit pasi e la të plagosur viktimën Jeton Ahmetaj.
Ukaj është emër i njohir për organet e rendit për shkak të të kaluarës së tij kriminale.
Ai është hetuar për rastin e rrahjes brutale më 22 janar 2022 në Prizren, për çka Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht atë kohë.
Ukaj po ashtu ka qenë i dënuar për vrasjen e Salajdin Ukimerit, rojës së pompës së benzinës “Alba Petrol”, më 21 maj 2008 në Prizren.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.