Policia e BeH-së ka pranuar zyrtarisht fletarrestin për Dodikun, Vishkoviqin e Stevandiqin, Munjiq: Autoritetet janë të detyruara t’i arrestojnë këta persona

Vahidin Munjiq, drejtor i Administratës Federale të Policisë (FUP), konfirmoi për BHRT se ata kanë marrë urdhër-arrestin për Presidentin e Republikës Srpska Milorad Dodik, Kryeministrin e Republikës Srpska Radovan Vishkoviq dhe Nenad Stevandiq, Presidentin e Asamblesë Kombëtare të Republika Srpska.

“Dje zyrtarisht morëm një urdhër arresti për këta tre persona në sistemin tonë”, tha Munjiq, duke shtuar se urdhërarresti është lëshuar me propozimin e Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.“Të gjitha autoritetet policore në BeH janë të detyruara t’i arrestojnë këta persona, nëse bien në kontakt me ta, dhe t’i dorëzojnë në juridiksionin e Gjykatës së BeH-së”, shpjegoi drejtori i FUP-së.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të RS-së, Nenad Stevandiq, u kthye në Bosnje dhe Hercegovinë nga Serbia dhe u tha mediave se askush nuk e ndaloi në kufi dhe se ai tashmë po kryen rregullisht detyrat e tij të biznesit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here