Polici në Gjakovë shkakton vetaksident me veturën zyrtare: Kolegia e tij police e lënduar – dëme të mëdha

Pothuajse çdo ditë shkaktohen dhjetëra aksidente në trafik dhe në shumicën e rasteve si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes. Jo rrallëherë, në raste të tilla përfshihen edhe zyrtarët policorë, siç ka ndodhur para disa ditësh në Gjakovë, ku një polic i Njësisë së Trafikut shkaktoi vetaksident, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, zyrtari policor Pashk Laski, mëngjesin e 25 dhjetorit derisa ka qenë në lëvizje me veturën zyrtare të Policisë me targa civile ka shkaktuar aksident në trafik.

Si pasojë e përplasjes, ka pësuar lëndime një zyrtare policore (emër i njohur për redaksinë) e cila ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Bazuar në informacionet e para, nga ky vetaksident janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në veturën zyrtare të Policisë.Nga Policia në Gjakovë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin, ndërsa është vënë në dijeni edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Ndryshe, burimet e Sinjalit kanë njoftuar se ndaj Laskit janë të iniciuara edhe disa procedura për shkelje disiplinore.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here