Vëllai i Liridona Ademjat, Loenardi, ka thënë se ditëve të fundit janë duke u kontaktuar nga njerëz të ndryshëm të cilët u kanë ofruar informacione për vrasjen e saj.
Ai i ka lutur që informacionet që i kanë lidhur me tastin t’i ndajnë me policinë e prokurorinë.
“Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë. Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës”, ka shkruar Ademaj në Facebook.
Ai ka thënë se interesi i tyre është që hetimet të mos dëmtohen nga askush.