“Pranimi i Kosovës si anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s zbuloi të gjithë politikën e standardeve të dyfishta të Perëndimit, i cili e shpërbleu edhe një herë “fëmijën e saj” për të gjitha shkeljet e marrëveshjes dhe terrorin ndaj “popullit serb” në Kosovë”, ka deklaruar drejtori i zyrës për propagandë kundër Kosovës, të ashtuquajtur “zyre serbe për Kosovën”, Petar Petkoviq.
Ai ka pretenduar se edhe pse është nën sanksionet e BE-së, Kosova ka fituar liberalizimin e vizave, merr pjesë në të gjitha tubimet ndërkombëtare dhe avancon drejt organizatave ndërkombëtare.
Cilat janë sanksionet perëndimore ndaj Prishtinës, gjatë së cilës “e ashtuquajtura Kosovë” merr liberalizimin e vizave, merr pjesë në të gjitha tubimet ndërkombëtare dhe përparon drejt disa organizatave ndërkombëtare? A janë shpërblyer, Kurti dhe Prishtina me statusin e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s për gjuajtjen në Sreqko Sofronijeviqit, Dragisha Galjko, vëllezërit Stefan dhe Millosh Stojanoviq? A e merituan këtë status në përvjetorin “e pushtimit të dhunshëm” dhe “okupimit” të komunave në veri të Kosovës, të cilat i mbajnë kundër vullnetit të shumicës serbe të cilët ditë e natë i ngacmojnë dhe i heqin të drejtat, apo ndoshta e meritojnë këtë status sepse 12 muaj ndalojnë hyrjen e mallrave serbe në Kosovë? A është refuzimi i Prishtinës tashmë 11 vjet të formojë Asociacionin në të vërtetë meritë për statusin e anëtarit të asociuar të Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, ka shprehur nervozizmin Petkoviqi pasi më në fund e ka të qartë se po del në pah se bota demokratike nuk e ka ndërmend të tolerojë deri në pakufi lojërat e kota të e shefit të tij, Vuçiqit.
Ai ka vazhduar, se është e qartë “se terrori i Albin Kurtit haptas mbështetet nga fuqitë botërore” që janë të gatshme të mbyllin një sy ndaj “të gjitha mosveprimeve të regjimit në Prishtinë nëse i përshtatet qëllimeve të tyre gjeopolitike”, transmeton Paparaci.
Serbia, nga ana tjetër, thotë ai, është e ekspozuar ndaj presioneve dhe dënimeve të vazhdueshme nga fuqitë perëndimore.
“Ashtu siç kemi parë, as garancitë e BE-së dhe as të NATO-s nuk janë të vlefshme kur bëhet fjalë për serbët, ne jemi dëshmitarë të një rikthimi të vlerës për hir të interesave gjeopolitike të dikujt në Ballkanin Perëndimor. Posaçërisht që kohëve të fundit po ushtrojnë presion të fortë ndaj Serbisë dhe popullit serb, sepse është e qartë se një Serbi e fortë me Aleksandar Vuçiqin në krye është gjemb në sytë e fuqive të shumta perëndimore”, ka pretenduar Petkoviqi, pa harruar detyrën e tij për t’u servilizuar liderit të tij suprem.
Ai gjithashtu ka pretenduar se pavarësisht gjithçkaje, “Serbia do të përpiqet të ruajë paqen dhe sigurinë” dhe të qëndrojë pranë “popullit” të saj në Kosovë.
“Populli serb ka vuajtur shumë në historinë e tij, por asnjëherë nuk i ka lejuar që ta mashtrojnë, kështu që nuk do ta bëjnë as tani. Ne i kemi parë këto lojëra të Kurtit dhe Perëndimit dhe sigurisht që nuk do të provokohemi. Është detyrë e jona të ruajmë paqen dhe popullin serb në Kosovë dhe Metohi dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë sado të vështira të jenë rrethanat”, edhe një herë Petkoviq, në mungesë të imagjinatës, i përsërit fjalët boshe të liderit të tij suprem./Paparaci.com