Aktorja dhe modelja braziliane për fëmijë, Millena Brandão, ka ndërruar jetë në moshën 11-vjeçare.
Sipas raportimeve në mediam ylli i ri ndërroi jetë më 2 maj në Spitalin e Përgjithshëm Grajaú në São Paulo, Brazil, pas disa sulmeve kardiake.
Nëna e saj, Thays Brandão, zbuloi se mjekët besonin se ajo mund të kishte pasur ethe dengue para se testet shtesë të zbulojnë një tumor në tru.
Që nga data 24 prill, Millena ka pasur dhimbje koke, dhimbje në këmbë, përgjumje dhe humbje oreksi.Më 29 prill, ajo ka ngrënë darkë në shtëpinë e saj, por më pas ka përjetuar një episod të përgjumjes dhe i ka rënë të fikët në banjo.
Ajo është dërguar menjëherë në Qendrën e Kujdesit Urgjent Maria Antonieta. Testi për COVID-19 ka rezultuar negativ, por ka treguar se ajo kishte një infeksion të traktit urinar, për çka iu dha trajtim me ilaçe.
Sipas Daily Mail, Brandão ka pasur mbi 13 arreste kardiake midis të mërkurës dhe të enjtes. Ndërkohë, The Sun raportoi se ajo ka pasur 21 arreste kardiake, megjithatë numri i saktë i arresteve është ende i paqartë.
Millena Brandão ishte e njohur për rolin e saj në telenovelën “Fëmijëria e Romeos dhe Zhuljetës” dhe serialin e Netflix “Sintonia”.
Të premten, familja e saj ndau lajmin e dhimbshëm për vdekjen e saj me 196,000 ndjekësit e saj në Instagram.
Nëna e saj ka postuar një mesazh emocionues, ku shkruante: “Kujtimet që kaluam së bashku do të mbeten përgjithmonë në kujtesën time dhe nuk do ta harroj kurrë gëzimin tënd që ishte ngjitës për të gjithë përreth teje.”
Ajo shtoi: “Vajza ime, më mungon që nuk je këtu dhe e di që do të më mungosh edhe më shumë në ditët që do të vijnë. Ti ishe drita në jetën tonë dhe e di që nga atje lart do të vazhdosh të na mbikëqyrësh dhe të na ndriçosh jetën.”
Ndërkohë, një ndjekës në rrjetet sociale shkroi: “Zoti im, çfarë dhimbjeje. Sa e trishtueshme. Si nënë, zemra ime pikon gjak.”
“Mjekët ende nuk kanë thënë se çfarë i ndodhi vërtet vajzës sime dhe çfarë e vrau atë,” tha nëna e saj për mediat. Sipas Daily Mail, ajo shtoi: “Buza e saj u bë vjollcë. Pastaj e ringjallën dhe e intubuan. Që nga ajo ditë, ajo nuk u zgjua më kurrë.”
Postimi i nënës së saj përfundoi me fjalët: “Do të të dua përgjithmonë dhe do të jesh gjithmonë në zemrën time.”