Përfundojnë pas më shumë se katër orësh bisedimet ShBA – Rusi në Arabi

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara bëri të ditur se kanë përfunduar bisedimet ShBA – Rusi në Riad të Arabisë Saudite.

Bisedimet zgjatën më shumë se katër orë, përfshirë një drekë pune, raporton televizioni BBC.

Drejtori i fondit sovran të pasurisë të Rusisë, Kirill Dmitriev, televizionit shtetëror rus i tha: “Një dialog shumë pozitiv, konstruktiv ka filluar”.

“Ndryshe nga administrata e Bidenit, e cila kurrë nuk u mundua ta dëgjonte pozicionin e Rusisë, kjo ishte një përpjekje shumë e qartë për ta nisur dialogun, për ta kuptuar pozicionin e Rusisë dhe për të diskutuar gjëra për të cilat ne pajtohemi” – shtoi ai.

“Ka shumë pika për të cilat pajtohemi… u njohëm me njëri-tjetrin shumë më mirë… e kuptojmë njëri-tjetrin shumë më mirë tani” – tha më tej anëtari i delegacionit rus.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here