Perëndimi që çliroi Kosovën nuk ekziston më!

Falë kësaj rezistence që i dha dinjitet popullit shqiptar, Kosova arriti të kthehej në problem ndërkombëtar, pasi mbrojtja e saj shmangte një luftë rajonale, ndërsa lejimi i saj e kthente në shesh lufte Ballkanin.

24 marsi i vitit 1999 është nata e parë dhe ndoshta e fundit në këtë epokë, kur avionët e NATO-s u ngritën për të bombarduar një shtet i cili mbante nën dhunë një popullsi të një etnie tjetër brenda territorit të vet shtetëror. Beteja e NATO-s për të çliruar Kosovën dhe më pas pavarësia e saj, sot mbush 26 vjet.

Si çdo gjë e madhe dhe historike, sa më shumë kalon koha, aq më shumë ndjehet vlera e asaj. Por në këtë 26-vjetor, ka një arsye edhe më të madhe për të kujtuar atë që ndodhi.

Nëse bota që çliroi Kosovën do të ishte siç është sot, dhe jo siç ishte më 1999, jo vetëm që nuk do ta çlironte, por do ta linte të zhdukej nga harta e botës, siç ka lënë mijëra raca të tilla në botë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, ose më saktë të themi, Bill Klinton dhe Toni Bler, arritën që në rastin e Kosovës të arrijnë kulmin e marrëdhënieve transatlantike, duke bashkuar çdo vend të Evropës me Britaninë dhe SHBA-të për të çliruar një popull dhe për t’ia shkëputur nga shteti një diktatori i cili po i dhunonte.

në Kosovë mund të ketë luksin të bëhet “popullor” në Kosovë duke u grindur me Perëndimin. Perëndimi që çliroi Kosovën nuk ekziston më.

Në SHBA është dikush që, kur t’ia shpjegojnë Kosovën dhe problemin e saj specifik, mund të pyesë: “A ka minerale të rralla? A ka TEC bërthamore? A ka ndonjë plazh të mirë?” Dhe nëse i thonë “Jo”, mund të thotë: “S’kemi punë me ta.” Në Evropë janë 27 telefona, ku nuk të përgjigjet asnjëri njësoj.

Ndërkohë në Kosovë janë pesë kryetarë partish që kanë frikë të bëjnë qeverinë, se nuk dinë kush do përballet me këtë furtunë. Ndryshe nga Ibrahim Rugova e Bujar Bukoshi që i dolën përballë Serbisë duke krijuar shtetin paralel dhe komandantët e UÇK që dolën në mal për të vdekur, këta nuk dalin dot nga zyra e tyre prej frike se kush do të bëhet kryeministër në këtë kohë. Është koha të ndajnë përgjegjësitë së bashku.

Kosova duhet të formojë një qeveri, duke shmangur protagonizmin politik të kryetarëve të partive dhe të marrë vendime të matura për të kaluar këtë furtunë të botës, e cila jo vetëm që s’ka më asnjë emocion për atë që ka bërë për Kosovën, por ka dhe ndjesi negative.

Për 26 vite, Kosova nuk arriti dot, mjerisht, të bënte hapa domethënës drejt njohjes së plotë ndërkombëtare dhe reputacionit të saj si shtet jo i dështuar.

Por përsëri ajo ka bërë hapa të mëdhenj, gjigandë përpara drejt vetëdijësimit si një shtet dhe shoqëri e pavarur. Ndaj tani duhet ta mbrojë këtë histori të saj. Jo më me bomba të NATO-s, por me përgjegjësinë dhe mbrojtjen nga çlirimtarët e djeshëm. Korrespodenti

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here