Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka nisur ditën me një video informuese në iniciativën për rikthimin e tokave që janë nën menaxhimin e digasterit të tij.
“Rreth 31ha tokë vetëm në dy zona Kadastrale të Pejës dhe Prishtinës janë tjetërsuar.Nndërsa në territorin e Komunës së Prishtinës, kemi gjetur se sipërfaqja e përgjithshme e tjetërsuar është 12ha e 4ari”, tha ai.
Falë përpjekjeve tona të vazhdueshme për denoncimin e keqpërdorimeve dhe thirrjeve drejtuar institucioneve, si në Ulpianë, Qyshk, Stankaj dhe Fushë Kosovë, edhe Zyra Kombëtare e Auditimit e ka ngritur këtë çështje në nivel institucional.
Si rezultat i angazhimit tonë:
10 ha janë rikthyer në Qyshk të Pejës,
1.34 ha në zonën industriale Prishtinë-Fushë Kosovë,
22 aktakuza janë ngritur për ndërtime në pronat e Ministrisë në Stankaj.
Ne nuk do të ndalemi së shpalosuri e denoncuari edhe më tutje këto abuzime me pronat publike” ka thënë Peci në adresim”, tha ai.