Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, pas një konference për media, i çoi gazetarët në oborrin e ndërtesës së SIV-it për t’u treguar një automjet të xhandarmerisë me një pajisje LRAD të montuar dhe për të demonstruar funksionimin e saj.

Pjesëtarët e njësisë së xhandarmerisë nga Novi Sadi, të cilët kishin automjetin me pajisjen LRAD fotografuar pranë ndërtesës së parlamentit, treguan si funksionojnë këto pajisje dhe lanë të dëgjohet një mesazh të regjistruar paraprakisht, me të cilin, sipas fjalëve të Daçiqit, paralajmërohen protestuesit që të shpërndahen.

Pjesëtarët e xhandarmerisë lëshuan një LRAD më të vogël, LRAD 100X, dhe e lanë të dëgjohej tingulli i regjistruar.Drejtori i përkohshëm i policisë, Dragan Vasiljeviq, tha se në pajisje ishte regjistruar zëri i komandantit të njësisë së xhandarmerisë.

“E përdorim për paralajmërime, nuk lejohet ta përdorim si top zëri. Kur erdhi radha për demonstrimin e pajisjes tjetër, më të madhe, LRAD 450 XL, që ndodhej në automjetin e përmendur të xhandarmerisë, u shfaq një problem, pasi bateria e saj nuk punonte”, tha ai.

Qeveria serbe ka shfrytëzuar armën sonike për të shkaktuar panik tek protestuesit antiqeveri gjatë ditës së shtune. Tingulli që bëri jehonë gjatë protestave të Beogradit shkaktoi panik në turmë dhe demonstruesit dhe disa analistë janë të bindur se ishte një top akustik i përdorur për të shkatërruar masat.

Topi akustik është një armë jovdekjeprurëse, lëshon valë të forta akustike në një drejtim të caktuar dhe mund të shkaktojë dhimbje koke, të përziera, çorientim tek personat e prekur, por një pasojë e mundshme është edhe dëmtimi i përhershëm i dëgjimit.

Një top akustik është një pajisje që përdor valë të forta zanore për të arritur efekte të caktuara, zakonisht për kontrollin e turmës, për të penguar zogjtë ose për të shkatërruar raketa.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here