Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici e ka lënë përkohësisht qelinë e burgut pasi është shtruar në një spital privat në Tiranë.Mediat raportojnë se ish-kryebashkiaku socialist është shtruar në pavionin e Patologjisë, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Safet Gjici u përfshi në video-skandalin me Alma Kaçin dhe është dënuar me 3 vite burgim për korrupsion nga Gjykata e Posaçme e Apelit.Gjici ishte dënuar në shkallën e parë për abuzim me detyrën dhe duhej të vuante 1 vit e gjashtë muaj burgim, dënim që niste nga qershori i vitit të kaluar, ditën kur ai u arrestua dhe që pritej të përfundonte së shpejti.
Por Gjykata e Apelit të Posaçm doli në konkluzionin se Gjici nuk duhej të dënohej për abuzim me detyrën por për korrupsion aktiv. Rrjedhimisht ai u dënua me 4 vite e 6 muaj burg, nga të cilat do të duhet të vuajë 3 vite për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar.