Paralajmëron Kurti: Javën e ardhshme pritet t’i kemi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve!

Finalizimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit duket se do të bëhet javën e ardhshme. Kjo është kumtuar nga kryeministri, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.

“Procesi i numërimit të votazve për procesin e 9 shkurtit. Sot fillon numërimi i votave të diasporës. Sipas njoftimit të KQZ-së, më së paku deri në javën e ardhshme, pritet të kemi rezultatet përfundimtare për subjektet politike”, ka thënë ai.

Kurti inkurajoi kabinetin e tij që mos të ndalen në punët e mira për republikën.

“Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që sa më parë të përmbushim obligimin që na takon për formomini e institucioneve në legjislaturën e 9-të.Deri atëherë, i nderuar kabinet qeveritar, pres që të vazhdoni punën, punët e mira, po në të njëjtin ritëm.

Nga KQZ-ja presim edhe më shumë angazhim për përfundimin e procesit të numërimit dhe kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votuesve”, është shprehur ai.
https://fb.watch/x_AS1GIjyT/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here