Paralajmërohen masa të ashpra kundër atyre që punojnë në të ‘zezën’ në Gjermani

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, paralajmëroi se do të merren masa më të ashpra kundër atyre që bëjnë punë ilegale në Gjermani.

“Me kontrollin financiar të punës ilegale, do të përdoren mundësi të reja për të mbrojtur veçanërisht ata persona “që punojnë në të zezë dhe në të njëjtën kohë marrin ndihma nga shteti“, tha Scholz.

Në konferencën e djeshme shtypi, para pauzës verore, kancelari gjerman theksoi gjithashtu se një nga detyrat kryesore të qeverisë është të ashpërsojë rregullat e migracionit të paligjshëm, ndërsa mungesa e punëtorëve të kualifikuar duhet të zgjidhet duke tërhequr talente nga jashtë.

Emigracioni po stabilizon Gjermaninë, tha Scholz, por “ata që nuk mund të qëndrojnë këtu, duhet të largohen”.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, shprehu gatishmërinë e tij për të kandiduar për një mandat të dytë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

“Ne të gjithë jemi të vendosur të shkojmë së bashku në fushatën e ardhshme zgjedhore federale dhe të fitojmë”, tha ai.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here