Paralajmërimi i zv.ministrit të Jashtëm rus: Drejt konfliktit direkt NATO-Rusi

Zv. ministri i Jashtëm rus, Sergey Rybkov ka deklaruar gjatë një interviste dhënë për agjencinë TASS, se konflikti direct me NATO-n është real dhe se ai do të ketë pasoja katastrofike.

“Narrativa përshkallëzuese e kryeqyteteve europiane rreth kërcënimit në rritje të një lufte me intensitet të lartë me Rusisë…si dhe veprimet provokative në sferën bërthamore rrezikojnë përplasjen direkte”, ka thënë ai.

Rybakov ka vënë në dukje se aksionet e Finlandës për të pranuar dislokim armësh bërthamore nga Franca apo edhe stërvitje parandaluese me Poloninë, shkojnë kundër paqes në përgjithësi.

Ndërkohë agjencitë ruse të zbulimit kanë njoftuar se Ukranina po përgatitet të sulmojë territorin rus nga Letonia dhe vendet e tjera balltike, një sinjal ky jo vetëm i përshkallëzimit, por edhe i vendosmërisë së re europiane për të goditur edhe më rëndë Rusinë.

Agjencitë ruse flasin tashmë se njësitë ukrainase të Sistemit të Forcave Pa Pilot janë në Letoni në bazat e Adazisë, Slijas, Lielvides, Daugavpilsit dhe Jekabpilsit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME