Robert Prevost, i zgjedhur si Papa Leo XIV, është shfaqur tani në ballkonin e Shën Pjetrit.
Ai valëviti dorën para mijëra njerëzve në shesh, ndërsa ata brohorasin dhe thërrasin emrin e tij, shkruan skynews.
Duke folur në italisht, Papa thotë se Papa Françesku ka qenë gjithmonë “i guximshëm dhe ka bekuar Romën”.
“Papa që bekoi Romën i dha bekimin e tij gjithë botës atë mëngjes Pashke”, thotë ai.
“Le të ndjekim atë bekim. Perëndia na do dhe Perëndia ju do të gjithë juve. Mëkati nuk do të triumfojë, ne jemi të gjithë në duar të Perëndisë”, shtoi 69-vjeçari.
Papa i lindur në SHBA iu drejtuar Romës dhe thotë se do të donte t’i dërgonte qytetit “një përshëndetje speciale”, raporton cnn.
“Se bashku duhet të mundohemi të zbulojmë se si të jemi një kishë që ndihmon në ndërtimin e urave, krijon dialog dhe është e hapur për të pranuar të gjithë”, thotë ai.
Më pas, ai flet në spanjisht dhe thotë se “dua veçanërisht t’u dërgoj një përshëndetje bashkatdhetarëve të mi nga Peruja. Ishte një kënaqësi e madhe për mua të punoj në Peru”.