Një raketë testuese, e cila kishte për qëllim të niste lëshimet e satelitëve nga Europa, ra në tokë dhe shpërtheu në më pak se një minutë pas ngritjes nga Norvegjia të dielën, në atë që startupi gjerman Isar Aerospace e përshkroi si një test fillestar.
Spectrum filloi të nxirrte tym nga anët e tij dhe ra përsëri në Tokë në një shpërthim të fuqishëm menjëherë pas lëshimit nga porti hapësinor Andøya në Arktik. Imazhe u transmetuan live në YouTube.
Drone and pad footage from Isar Aerospace's Spectrum launch. You can see it avoided the pad when it came down. pic.twitter.com/NePozHqYad
— NSF – NASASpaceflight.com (@NASASpaceflight) March 30, 2025
Raketa pa ekuipazh u promovua si përpjekja e parë për një fluturim orbital që do të origjinonte nga Europa, ku disa shtete, përfshirë Suedinë dhe Britaninë, kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në tregun në rritje të misioneve komerciale hapësinore.
Raketat orbitale janë të dizajnuara për të vendosur ngarkesa, si satelitët, në orbitën e Tokës ose përtej saj.
Isar Aerospace, e cila kishte paralajmëruar se lëshimi i parë mund të përfundonte para kohe, tha se ky test prodhoi të dhëna të bollshme që ekipi mund t’i përdorë për të mësuar.
Raketa u ngrit nga platforma në orën 12:30 pasdite, sipas orës lokale të dielën dhe fluturoi për rreth një minutë, para se fluturimi të ndërpritej, tha Isar.
“Kjo i lejoi kompanisë të mbledhë një sasi të konsiderueshme të dhënash nga fluturimi dhe përvojë për t’u aplikuar në misionet e ardhshme”, tha Isar në një deklaratë. “Pas ndërprerjes së fluturimit në T+30 sekonda, mjeti i lëshimit ra në det në mënyrë të kontrolluar”.