Pamje: Shpërthen vetura, raportohet se u vra afër Moskës gjenerali rus, Yaroslav Moskalik

Një oficer i lartë ushtarak rus u vra të premten, pasi një veturë shpërtheu në qytezën Balashikha, në rajonin e Moskës në Rusi, raportuan mediat ruse “Mash” dhe “Shot”, transmeton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Mediumi “Mash” e identifikoi oficerin e vrarë si Yaroslav Moskalik, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Kryesore të Operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, raporton agjencia “Reuters”.

Kjo agjenci nuk mundi ta vërtetonte pohimin e mediumit “Mash”.

Nuk pati konfirmim të menjëhershëm zyrtar nga autoritetet për atë se çfarë ndodhi ose hollësi rreth identitetit të oficerit të shënjestruar.

Mediumi rus “Baza”, i cili ka burime brenda agjencive ruse të sundimit të ligjit, tha se një bombë e vendosur në një veturë të parkuar u aktivizua nga distanca, kur oficeri, i cili jetonte aty afër, po ecte afër automjetit.

Komiteti Hetues i Rusisë, i cili është autoriteti kryesor federal i hetimeve në këtë shtet, konfirmoi se gjenerali Moskalik u vra nga shpërthimi afër Moskës.

Duke e komentuar vrasjen, zëdhënësja e Komitetit Hetues, Svetlana Petrenko, tha: “Një Volkswagen Golf shpërtheu pas aktivizimit të një pajisjeje shpërthyese të improvizuar, e mbushur me copëza metalesh.”

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here