Pamje: Këshilltari i afërt i Donald Trump humbet ndjenjat gjatë fjalimit

Alex Bruesewitz, një nga këshilltarët e njohur të fushatës presidenciale të Donald Trump, përjetoi një incident shëndetësor gjatë një fjalimi në Nju Jork të dielën. 27-vjeçari, i cili ka luajtur një rol kyç në përpjekjet për të rinovuar imazhin e Trump tek të rinjtë amerikanë, humbi papritmas ndjenjat gjatë një mbrëmje gala të organizuar nga grupi “Republikanët e Rinj”.

Në pamjet e shpërndara, Bruesewitz duket se ka pasur vështirësi në të folur, duke thënë “Po harroj fjalët” përpara se të rrëzohej nga podiumi. Pas ngjarjes, disa individë pranë tij nxituan për ta ndihmuar.

Brueseëitz është drejtues ekzekutiv i firmës ‘X Strategies’, e cila ofron shërbime konsulence për fushata politike dhe korporata. Ai u angazhua nga drejtuesit e fushatës së Trump për të rritur ndikimin e tij tek të rinjtë amerikanë, dhe njihet si personi që ndihmoi që Trump të rivendoste popullaritetin mes këtij grupi.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here